Ekonomia Online
FUNDIT

Von der Leyen pas takimit me Presidenten Osmani: E rëndësishme që Kosova të vazhdojë deeskalimin e tensioneve

Von der Leyen pas takimit me Presidenten Osmani: E rëndësishme që Kosova të vazhdojë deeskalimin e tensioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një postim në Instagram, Von der Leyen u shpreh se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve. “Jemi të përkushtuar për një të ardhme ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e […]

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Von der Leyen u shpreh se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve.

“Jemi të përkushtuar për një të ardhme ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institutcioneve të forta dhe deeskalimin e tensioneve”, tha ajo.

Von der Leyen përvec takimit me Presidenten Osmani është takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme