Vonohet fillimi i seancës për demarkacionin

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 10:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët kanë filluar të arrijnë në Kuvend kur ka kaluar ora 10 e paraparë që të fillojë seanca ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi .

Derisa kanë kaluar 30 minuta nga koha e paraparë që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të niste, shumica e deputetëve nuk janë në sallën e seancave plenare, raporton EO.

Përderisa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sjellë në sallën e Kuvendit peticionin e nënshkruara kundër demarkacionit me mbi 200 mijë nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Këtë peticion deputetët e VV-së e kanë vendosur nëpër tavolina të Kuvendit në ditën kur pritet të dalë në votim marrëveshja e demarkacionit.

 

 

Të ngjashme