Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Deputetët tashmë kanë filluar të vijnë në Kuvend.
Hajrullah Çeku, Hekuran Murati, Fitore Pacolli, Labinotë Demi dhe Dimal Basha janë disa nga deputetet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që sapo kanë hyrë në Kuvend për seancës e radhës.
Po ashtu, edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka arritur për seancën për votimin e Qeverisë.
Burimet e Ekonomia Online kanë bërë të ditur se seanca për votimin e formimit të Qeverisë do të fillojë nga ora 17:00.