Debati në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ka hyrë në orën e shtatë.
Burime të Ekonomia Online thonë se votimi i marrëveshjes pritet të lihet për nesër në orën 10.
Kur kanë mbetur edhe disa deputetë të diskutojnë, kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke u konsultuar me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala; shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj.
Shtyrja e votimit të marrëveshjes besohet se shtyhet për mungesë të 80 votave, pasi në momentin e fundit deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është sëmurë, por edhe se është kërcënuar që mos ta votojë marrëveshjen.