Votohet pro Gjuhës Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Kuvendin e Prizrenit

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot!

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.

Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Të ngjashme