Votohet rezoluta për unifikimin e doganave të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 11:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan rezolutën në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.

Në votim morën pjesë 69 deputetë, 67 për, 1 kundër, 1 abstenim, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi miratoi edhe rekomandimet nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër, raporton Ekonomia Online.

Votuan 80 deputetë, 78 për 1 kundër , 1 abstenim.

Në votimin e rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, 73 deputetë votuan për dhe pati 3 abstenime. Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga deputeti Fidan Rekaliu, raporton EO.

Të ngjashme