Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për sloganin zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen më 6 tetor në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.
“Votojmë për të ardhmen tonë!”, është slogani që u zgjodh nga KQZ.
Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Aty kanë mundësi të votojnë mërgata që jetojnë jashtë Kosovës. Gjithsej janë 37 vëzhgues nga Bashkimi Evropian të cilët i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.
“Këshilli mbikëqyrës për informim publik rekomandon KQZ për miratim tingullin llogon dhe dizajnin e fletushkës. Si këshilli jemi përcaktua rekomandimin numër 5 dhe ky tingull zgjidhet për zgjedhje. Si sllogan do të jetë ‘Votojmë për të ardhmen tonë!’, tha anëtarja e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Nazlie Bala.
Anëtari i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi dha një propozim ku me një pako të votojnë 25 persona me qëllim të kursehen bashkatdhetarët.
“Sa i përket votimit jashtë vendit , e arsyeton si pikë të cilën e kemi bashkëbisedua dhe kam një propozim që dërgesat e pakove të votimit që mund të vinë me një numër të përkufizuam dhe deri në 25 bashkatdhetarë munden me i dërgua votat në një pako”, tha ai
Edhe anëtarja e VV-së, Nazlie Bala shtoi se pakoja familjare i kursen mërgimtarët në buxhet.
“Në zgjedhjet e ardhshme kishte qenë mirë që mërgata të votojë në ambasada , mendoj që me këtë diskutim nuk jemi duke ndryshu formeën dhe procesin e votimit por me pako familjare i kursejme ata në buxhet , por pakoja kashtë familjare gjithmonë duke u siguri fshehtësia e votës.Kjo nuk prek proceset dhe standartet.
Por me këtë propozim nuk u pajtua kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Unë kam një brengë tjetër e cila është respektimi i ligjit, në qoftë se ato vota hyn në një zarf dhe nuk respektohen rregullat dhe ashtu dëmtohen të gjitha votat dhe mos po krijojmë praktika të cilat nuk mund të kontrollohen nga KQZ-ja. Krijohet një praktikë të cilën nuk mundemi më me kthye mbrapa. Unë frikohem që më shumë do të anulojmë vota se do të pranojmë”, tha ajo.
Edhe Enis Halimi nga Sekretariati i KQZ-së, tha se kjo praktikë mund të krijojë probleme.
“Në të kaluarën kemi pranuar zarfa në rrethana të caktuara , unë frikësohem interesit publik të dëmtimit të integritetit të procesit”, tha ai
Ndërsa Stefan Veselinovic kërkoi emrat dhe mbiemrat e mbi 700 votuesve serbë të cilëve ju është anuluar votimi.
Por kjo kërkesë e tij nuk u aprovua.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës KQZ-ja bëri të ditur se votimi përmes postës do të vazhdojë deri më 5 tetor.