Voton Haradinaj: Qytetarët me votë të vendosin fatin e tyre

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 10:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri njëherit Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar në shkollën e mjekësisë“ Ali Sokoli”, në kryeqytet.

Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve me votë të vendosin vet për fatin e tyre, raporton EO.

“Kreva obligimin qytetarë, pra të votës. Mendoj se raundi i dytë i votimit është një moment po ashtu i rëndësishëm sa raundi parë. i ftoj qytetarët e vendit, gjitha komunave ku janë në balotazh në raund të dytë që të votë dhe me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet”.

“Pra rëndësia është jashtëzakonisht e madhe dhe dalja është shumë e rëndësishme. Kosovën e presin shumë punë , po ata që i marrin përgjegjësit duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve. Andaj i lus qytetarët e vendit mos ta neglizhojnë të dalin dhe të votojnë”.

Sipas tij, kushdo që është fitues duhet t’i përgjigjet legjitimitetit. Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Anita.

1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 19 komunave.

 

 

Të ngjashme