Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i PDK-së pasi ka votuar ka ftuar qytetarët që të votojmë lirshëm për shtetin.
“Sot është një ditë e mirë dhe e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë”
“…i uroj qytetarët, t’i japin perspektivë vetvetes dhe Kosovës tonë perëndimore, dhe fëmijëve tanë. Përhajr na qoftë të gjithëve”.
Veseli është kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor rol të rëndësishëm ka edhe Prokuroria e Shtetit, institucion ky që ka caktuar 100 prokurorë kujdestarë në nivel vendi për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Nga procesi i votimit, pritet të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, nga e cila më pas, partia apo koalicioni fitues do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.