Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka kryer obligimin e tij si qytetar. Me të hedhur votën e tij, Kurti ka uruar qytetarët për procesin zgjedhor.
Derisa tha se politikanët janë në ditën e gjykimit nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.
“Politikanët janë në ditën e gjykimit nga vet qytetarët dhe lista e votimit i ka vetem dy emra të përveçëm. Uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Kurti.
Kurti ka votuar në qendrën e votimit 1913E në Fakultetin Juridik në Prishtinë.