Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga radhët e PDK-së, i cili synon edhe një tjetër mandat qeverisjeje në këtë komunë, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në fshatin e tij Gllanasellë.
“Falënderoj qytetarët për fushatën demokratike zgjedhore, për procesin zgjedhor dhe kulturën demokratike të manifestuar për 30 ditë. Ftoj qytetarët të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë të drejtën e vet kushtetuese, të votojnë në mënyrën më demokratike. Drenasit i duhen zgjidhje të lira e demokratike. Sot është ditë e mirë për të votuar. Ju faleminderit”, deklaroi Ramiz Lladrovci pasi hodhi votën.
Votimet në këtë vendvotim, ashtu si në tërë komunën e Drenasit, po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.