Vozitësit e maunave me fotografi të Putinit dhe Karaxhiqit janë serbë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Policia ka ndaluar sot dy shoferë të maunave që kanë hyrë në Pejë për shkak se të njëjtit kishin të vendosura fotografitë e Vladimir Putinit, Presidentit të Rusisë, dhe atë të shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka bërë të ditur se personat në fjalë dyshohet se janë të nacionalitetit serb.

“Lidhur me qarkullimin e disa videove nëpër rrjete sociale ku vërehen dy kamionë me fotografi të disa personaliteteve, Prokuroria Themelore e ka autorizuar Policinë e Kosovës që shoferët e kamionëve t’i shoqërojë në stacionet policore dhe t’i intervistojë lidhur me mënyrën e hyrjes së tyre në Republikën e Kosovë, qëllimin dhe disa çështje të tjera me rëndësi”.

“Në këtë fazë jemi duke marrë veprime para-hetimore për të vlerësuar për veprimet e mëtutjeshme. Dyshohet se të njëjtit janë të nacionalitetit serb”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme