Vranësira në bregdetin shqiptar

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu me intensiteti të ulët dhe prej orëve të drekës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Duke nisur nga orët e pasdites në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore.

Parashikohet mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Era me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 8/12 re shi

Kukës 8/11 re shi/bore

Lezhë 9/13 re shi

Dibër 5/9 re shi/bore

Durrës 9/15 re shi

Tiranë 11/16 re shi

Elbasan 9/14 re shi

Berat 8/16 re shi

Vlorë 9/16 re shi

Korçë 2/10 re shi/bore

Gjirokastër 6/10 re shi

Sarandë 11/16 re shi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme