Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu.
Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14°C.
“Era do të fryjë në drejtim jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë”, njofton Meteoalb.