I vrari në Pejë është Brahim Neziri nga Zahaqi (Foto)

Pejë | 24 Shk 2017 | 15:03 | Nga

Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq , u vra sot rreth orës orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.

Express ka qëndruar tek shtëpia e viktimës në fshatin Zahaq, por vëllau i viktimës nuk ka pranuar të flasë.

Viktima bashkë me djemt e tij kanë një punëtori të dyerve dhe dritareve në fshatin Zahaq.

Ndërkohë qe policia po merret me rastin ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme