Borxhi teknik vlerësohet si vrasësi më i shpeshtë dhe më i keq i bizneseve të reja/ Startup. Ky borxh është gjithmonë i vështirë për t’u parë dhe i lehtë për t’u ndjerë. Secili duhet të jetë i vetëdijshëm për trajtimin e shkaqeve rrënjësore sesa simptomave të dukshme.
Lexoni disa këshilla për të menaxhuar dhe tejkaluar këto vështirësi:
1. Pranoni problemin
Shumë drejtues teknikë dhe biznesi nuk e pranojnë këtë problem dhe qëndrojnë në mbrojtje gjatë analizës së duhur teknike; shumica e atyrë që merren me kapitalin e sipërmarrjes duhet ta kuptojnë këtë dhe nuk do të hedhin para për të rregulluar diçka që nuk ia vlen.
2. Vlerësoni, jepni përparësi dhe angazhohuni
Përmirësimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të ketë prioritet kundrejt veçorive të rritjes, dhe burimet duhet të angazhohen për zgjidhjen e hershme të tij. Është një situatë e ndërlikuar për të menaxhuar borxhin teknik duke balancuar nevojat e klientëve dhe përmirësimet e produkteve të reja.
3. Jini të disiplinuar
Mënyra më e lehtë për të shmangur dhe luftuar borxhin teknik financiar. Ashtu si borxhi financiar, sa më gjatë të injorohet çdo borxh, aq më e vështirë është të stabilizohet dhe të shkallëzohet. Zgjidhni teknologjitë e duhura dhe merrni vendime të vështira për t’i tërhequr ato sa më shpejt që të mos jenë të përshtatshme për qëllimin dhe mos ndërmerrni zgjidhje të këqija. (Entrepreneur)