Vrasja dhe plagosja në Prishtinë, ende nuk dihen as motivet dhe asnjë i arrestuar

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ende nuk ka të arrestuar për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo shtoi se deri më tani nuk janë të ditura as motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

“Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, por Njësitet e Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit në fjalë. Deri më tani nuk janë të ditura as motivet e kësaj vrasje dhe plagosje, derisa hetime ende po vazhdojnë”, tha Shala për Klankosova.

I vdekur ka mbetur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40-vjeç.

Të ngjashme