Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Po diskutojmë të mbyllim TikTok-un dhe Snapchatin

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet dhe opsionet për mbylljen e disa rrjeteve sociale. Rama theksoi se ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problematike, në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.

Ai përmendi disa iniciativa të ngjashme në vende të ndryshme, por tha se problemi mbetet i hapur mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.

“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga kjo vrasje. Tik-Tok dhe Snapchat thithin në labirintet e tyre çdo ditë fëmijët tanë. Kjo botë nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv. Të vërteta të thjeshta ku të gjithë si prindër biem dakord. Nuk është e thënë të biem dakord të gjithë si prindër apo si dëshmitarë ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama sot në konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.

Të ngjashme