Vrasja e argjentinases në Fushë-Kosovë, edhe në rigjykim Endrit Nika deklarohet i pafajshëm

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë në vitin 2023, raporton Ekonomia Online

“I pafajshëm”, u deklarua shkurt Nika, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti.

Ndërsa, seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë.

Rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri- kryetar, si dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

Të ngjashme