Është ndaluar për 48 orë personi i cili ishte i përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur ditën e mërkurë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi konfirmoi për Telegrafin, se personi i përfshirë në rast është ndaluar për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së rastit”, theksoi ai.
Ndryshe,vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, ku të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj, kurse i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, për vrasjen e dyfishtë në Pejë ka pasur reagime të shumta.