Vrasja e mësuesit francez, policia ndërmerr operacione për hulumtimin e rastit

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme franceze është duke zhvilluar disa operacione për hulumtimin e vrasjes së mësuesit nga një person i cilësuar si terrorist, shkruan Reuters.

Gjatë së premtes, mësuesit francez të historisë i është prerë koka diku në periferi të Parisit, ndërsa një ndër arsyet e ardhjes deri tek ky krim është prezantimi i disa karikaturave të profetit Muhamed.

Që nga dita e diel, një pjesë e madhe e qytetarëve francezë kanë dalë në rrugët në Parisit në mbështetje dhe solidarizim për mësuesin e vrarë.

Personi i dyshuar është vrarë nga policia disa momente pas kryerjes së krimit.

Të ngjashme