Vrasja e Oliver Ivanoviqit, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur një aktakuzë kundër një personi për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale  “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Të ngjashme