Vrasja e paralajmëruar e gjyqtares nga ish-bashkëshorti (Foto & Video)

Tiranë | 31 Gus 2017 | 15:30 | Nga

Historia e një vrasjeje të paralajmëruar. Fildes Hafizit, nënës së dy fëmijëve sot iu pre jeta në mes nga ish bashkëshorti i saj.

Rreth orës 14:00 në zonën e njohur “Xhamlliku” 53 vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej 39 vjeçarja.

Viktima humbi jetën në vend ndërsa policia informon se ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit.

39-vjeçarja me profesion gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër jetonte në këtë zonë.

Çifti i divorcuar ka një vajzë 16 vjeçare dhe një djalë 14 vjeçar.

Dëshmitarët thonë se janë dëgjuar dy krisma.  53 vjeçari është kapur teksa po tentonte të largohej.

Para oficerëve gjyqësorë autori ka pranuar krimin.

Mes tyre  prej vitesh ka pasur konflikte madje në  2015,  Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste në plazhin e Golemit ku ajo ndodhej së bashku me djalin.

Atëherë policia e arrestoi por ndaj tij kishte rënë akuza për “tentativë vrasjeje” pasi  burri nuk e kishte nxjerrë në asnjë moment armën. Prokuroria kishte ngritur vetëm akuzën për “Dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje të armëve”.

Kasemi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer dënimin për këtë ngjarje.

Disa herë Fildes ishte shprehur e shqetësuar lidhur me persekutimet e ish bashkëshortit. Madje miq të saj treguan për Ora News se ish bashkëshorti e kërcënonte me telefon edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg.

Foto: "Xhamlliku", vendi ku u vra juristja Fildes Hafizi

Foto: “Xhamlliku”, vendi ku u vra juristja Fildes Hafizi

Foto: Fadil Kasemi ish-bashkëshorti, autori i vrasjes

Foto: Fadil Kasemi ish-bashkëshorti, autori i vrasjes

Foto: Makina e viktimes

Foto: Makina e viktimes

Foto: Makina e viktimes

Foto: Makina e viktimes

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek "Xhamlliku"

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek “Xhamlliku”

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek "Xhamlliku"

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek “Xhamlliku”

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek "Xhamlliku"

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek “Xhamlliku”

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek "Xhamlliku"

Foto: Vendi ku ndodhi vrasja tek “Xhamlliku”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme