Vrasja e tetëvjeçarit në Fier, Meta: Thirrje alarmuese, tregues i mosfunksionimit të sistemit

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se vrasja e tetëvjeçarit Mateo Vllasiu është një tregues i mosfunksionimit të sistemit dhe, sipas tij, përveç autorit ka edhe persona të tjerë përgjegjës.

“Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë. Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t’u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar. Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo. Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar ai në Facebook.

Tetëvjeçari Mateo Vaslliu u gjet i vdekur në banesën e fqinjit të tij, 38 vjeçarit Klodian Çalamani.

I mituri mungonte prej disa orësh dhe pas denoncimit të familjes në polici u gjet në oborrin e shtëpisë së Çalamanit.

Autori i dyshuar ishte arrestuar edhe para nëntë vjetësh për rrëmbimin e një vajze 16 vjeçare dhe u la i lirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme