Vrasja e Valbona Nrecajt, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë

Valbona Marku-Nrecaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj
Prishtinë | 01 Shk 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Vrasja e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj, nga bashkëshorti Pjetër Nrecaj, kishte tronditur opinionin.

Tash pas gati gjashtë muaj nga kjo vrasje, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për  keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.

Ajo ka treguar se hetimet kanë filluar më datën 29 janar 2019.

“Inspektorati i Policisë së Kosovës ka ushtruar kallëzim penal ndaj tre pjesëtarëve të Policisë, dhe të njëjtin kallëzim e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore. Prokurori u rastit, menjëherë pas pranimit të kallëzimit penal me datën 29 janar 2019, ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj të njëjtëve nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”‘, ka thënë Shehu.

E ndjera Valbona Nrecaj kishte kërkuar ndihmën e Qendrës për Punë Sociale që t’i takonte fëmijët, por meqë ajo e kishte kërkuar shkurorëzimin, bashkëshorti ia kishte ndaluar nënës t’i shihte fëmijët.

Valbona Nrecaj së bashku me vajzën e saj të mitur, u vra me 7 gusht të vitit të kaluar, nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.

Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme