Vrasja mafioze e avokatit trondit Holandën

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Një avokat holandez është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam. Krimi ishte brutal-shkruan policia.

Derk Wiersum, 44 vjeç, ishte avokati i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.

Një i dyshuar i maskuar me kapuç u largua me këmbë.

“Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”- tha shefi i policisë Erik Akerboom.

“Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”- u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policië NPB.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme