Vrasja në Malishevë: Trupi i viktimës ende në rrugë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç raporton Kallxo.com trupi i pajetë i personit vazhdon të jete ende në rrugë, në afërsi të një pompe derivatesh në mes të fshatrave Bellanicë dhe Banjë.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i ka thënë Periskopit se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

Të ngjashme