Vrasja në tentativë në Prishtinë më 1 shkurt, i dyshuari paraqitet vetë në polici

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar për një vrasje në tentativë që kishte ndodhur më 1 shkurt të këtij viti është dorëzuar vetë në polici pasi kishte qenë në arrati.

Ai më pas është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 01.02.2025 – 20:37. Lidhur me rastin, është raportuar se me 14.03.2025 është vetë-paraqit i dyshuari mashkull kosovar , i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Në fund të shkurtit, policia për këtë rast kishte njoftuar se derisa i dyshuari ka qenë në arrati, arma, pistoletë me 10 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast është gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Të ngjashme