Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Vrasje e rëndë në Prizren, e moshuara dyshohet se u mbyt nga bashkëshorti.

Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar, në shtëpinë e tyre në Prizren.

Policia ka deklaruar për Klankosova.tv se në momentin e ngjarjes, çifti ishin vetëm në shtëpi.

Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit, ndërsa 81-vjeçari pas arrestimit, është ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme