Vrasje në një kazino në Lipjan

Lipjan | 20 Mar 2019 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është vrarë, në orët e mbrëmjes, në komunën e Lipjanit.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në një kazino të këtij qyteti. I vrari thuhet se ishte punonjës i këtij lokali dhe është qëlluar gjatë një grabitjeje.

Agron Boroci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, i ka thënë portalit Koha.net se “rreth orës 20:00 kanë marrë informatën se në një lokal në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan gjendet një person pa shenja jete”.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtor i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Boroci.

Ai ka thënë se aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje.

Të ngjashme