Vrasje në tentativë në Prishtinë – arrestohen dy persona

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas policisë të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta dhe të forta dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme