Tre persona janë plagosur në një rast të tentimit të vrasjes që ka ndodhur në Prizren sot rreth orës 16:45.
Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.
Berisha ka treguar se në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren ka ndodhur një incident me ç’ rast janë përdorur armë të zjarrit. Sipas hetimeve fillestare thuhet se sherri ka plasur në një parking te automjeteve.
“Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK”, ka treguar zëdhënësi.
Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.