Vrasje në tentativë në Rahovec, arrestohen 4 persona

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Rahovec për vrasje në tentativë.

Në raportin 24 orësh, thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, si prova materiale janë konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec /24.02.2024-23:45 Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësorMe vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i Policisë.

Të ngjashme