Vrasjet e fundit në Kosovë, Tahiri: Na duhet një ligj i fortë për armët pa leje

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar për vrasjet e fundit që tronditën Kosovën.

Ai ka thënë se kemi hyrë në një rrugë të gabuar si shoqëri.

Sipas Tahirit na duhet një reflektim serioz gjithë-kombëtar, dhe një ligj të fortë për armët pa leje.

“Dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh. Kemi hyrë në rrugë të gabuar si shoqëri. Kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Dje, një djalë 19-vjeçar u vra pas iftarit, duke u qëlluar dhe duke u kthye në shtëpi pa frymë. Dhe sot, një tjetër vrasje e tmerrshme ku një grua e pafajshme u vra”.Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se kemi nevojë për një reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe një ligj të fortë për armët pa leje? A duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri?”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme