Vrau gruan me shufër metalike, Prokurori: Sipas raporti psikiatrik, Mavrovqani e bëri me dashje

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Seanca e dytë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit, i cili vrau gruan e tij, Sabilen, me shufër metalike është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Gjykata e Apelit rreth dy muaj më parë e ktheu rastin në rigjykim pasi u vlerësua se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

Në këtë seancë prokurori i rastit, Arben Ismajli, konfirmoi që kanë pranuar raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku sipas prokurorit, raporti tregon që Mavrovqani e kreu vrasjen me dashje, njofton Klankosova.tv.

Por, sipas avokatit, Arsim Vranovci, ky është një raporti i përgjithësuar dhe nuk tregon asgjë për ditën kritike.

Vranovci bëri kërkesë që Mavrovqanit t’i bëhet një super ekspertizë që të tregoj rrethanat që kanë ndikuar deri te i akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Sabilës.

Edhe në këtë seancë, Nuhi Mavrovqani, sërish e pranoi fajsinë duke thënë se veprën nuk e ka kryer me dashje.

Për këtë rast në gjykatën e Gjilanit po dëshmon vëllai dhe motra e të ndjerës, Sabile Mavrovqanit, dhe nëna e motra e të akuzuarit, Nuhi Mavrovqani.

Publikimi i dëshmisë së tyre nuk u lejua nga trupi gjykues.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme