Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Shqipëri la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildese Hafizi.
Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.
Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.
Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej, raporton Tch.