Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali për vrasje është ekstraduar drejt vendit të vet. Keivi Hysa akuzohet për ekzekutimin e një pronari të autolarjes, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të 2015-ës në qytetin e Sarandës.
Sipas hetimeve i riu Hysa në bashkëpunim me xhaxhain e tij dhe një person tjetër, fillimisht kanë goditur me sende të forta 32-vjeçarin, Edmond Mehmeti. Por nuk janë mjaftuar me kaq pasi një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Mehmetit duke e lënë të vdekur.
Më herët për këtë ngjarje është prangosur edhe xhaxhai i të riut, 48-vjeçari Gani Hysa pasi akuzohet se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij. Arrestimi i Hysës është bërë një vit më parë falë bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe Interpolit të Romës, transmeton Tv Klan. Për 28-vjeçarin gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim