Vriten 24 civilë në Afganistan, dëshmitarët thonë se sulmi u bë nga qeveria

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Sulmet ajrore të qeverisë në veri të Afganistanit vranë 24 civilë, përfshirë edhe fëmijë dhe plagosën gjashtë të tjerë, thanë dëshmitarët për Associated Press të dielën.

Dy dëshmitarët e kontaktuar nga AP thanë se shumica e atyre që u vranë në sulmet ajrore të së shtunës, të cilat goditën fshatin Sayed Ramazan në provincën veriore të Kunduz, ishin civilë.

Rrethi Khanabad në provincën ku ndodhet fshati është i kontrolluar nga talibanët.

Ministria Afgane e Mbrojtjes, megjithatë, tha se sulmet ajrore vranë 30 luftëtarë talibanë, por shtoi se po zhvillohej një hetim për pretendimet se kishte civilë midis të vrarëve.

Sulmet ajrore vijnë ndërsa talibanët dhe negociatorët e caktuar nga qeveria po takohen për herë të parë në Katar për të diskutuar të ardhmen e Afganistanit dhe dhënien fund të luftës dekadëshe.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid dënoi sulmet ajrore dhe tha se talibanët nuk kishin asnjë operacion ushtarak në zonë në kohën e sulmit ajror.

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër të dy palët në konflikt për vrasjen e pamëshirshme të civilëve në luftën e zgjatur të Afganistanit.

Bisedimet e paqes në Katar janë pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA me talibanët që përfundimisht do të çojë në tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

https://youtu.be/3MO1ngu60wA


Të ngjashme