Rebelët sirianë i kanë vrarë të paktën 28 anëtarë të qeverisë siriane dhe forcave aleate të saj në lindje të kryeqytetit sirian, Damasku, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ky mbikëqyrës lufte me bazë në Britani të Madhe ka thënë se një numër i madh i luftëtarëve, përfshirë oficerë, janë vrarë apo plagosur teksa tentonin të futeshin në enklavën Ghouta Lindore e cila kontrollohet nga rebelët.
Sipas këtij grupi, numri i të vrarëve me shumë mundësi do të rritet. Ushtria siriane nuk ka qenë e qasshme për koment.