Vriten katër ushtarë indianë dhe tre militantë në Kashmir

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Indi, Rajesh Kalia, ka bërë të ditur se katër ushtarë indianë dhe tre militantë janë vrarë në Kashmir të dielën.

Sipas tij, trupat e ushtrisë kanë vënë re një lëvizje të dyshimtë në orët e para të së dielës dhe kanë nxitur, ku më pas janë ndeshur me militantë, shkruan Reuters.

“Ka pasuar një betejë me armë të rënda në të cilën tre militantë u vranë”, ka thënë Kalia.

Kujtojmë se Kashmir ishte një rajon i administruar më parë nga India nga 1954 në 2019, që përbën pjesën jugore dhe juglindore të rajonit, i cili ka qenë subjekt i një mosmarrëveshje midis Indisë, Pakistanit dhe Kinës që nga mesi i shekullit 20.

Të ngjashme