Vritet babai, plagoset i biri -viktimat janë nga Zahaqi i Pejës

Pejë | 24 Shk 2017 | 14:19 | Nga

Sot rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur dy persona, me inicialet I.N. dhe B.N. Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për t’iu ofruar ndihmë mjekësore, por I.N. nga plagët e marra ka ndëruar jetë.

Mësohet se i vrari dhe i plagosuri sot, në Pejë, janë babë e birë, që të dy nga Zahaqi i kësaj komune. “I vrari është Brahim Neziri, kurse i plagosur rëndë është I. Neziri”

Drejtori i Spitalit në Pejë, Skender Dreshaj, tha se gjendja e të plagosurit është stabile dhe se nuk ka rrezik për jetë.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe policia thotë se është në kërkim të të dyshuarit tjetër.

Nuk bëhen të ditura motivet e kësaj vrasjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme