Vritet gazetarja afgane dhe shoferi i saj

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një gazetare është qëlluar për vdekje në Afganistan, viktima e fundit e një sërë vrasjesh në këtë vend.

Malala Maiwand ishte në rrugën e saj për në punë në Jalalabad të enjten kur një burrë i armatosur shtiu me armë zjarri në veturën e saj. Edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir, u vra gjithashtu, njofton Klan Kosova.

Asnjë grup ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Vrasja vjen pas një deklarate që nënshkruan NATO dhe BE-ja, e cila dënon vrasjet në Afganistan.

Një zëdhënës i rajonit i tha mediave lokale që vrasësi ka ikur nga vdeni i ngjarjes.

Maiwand, gjithashtu edhe një aktiviste, më herët kishte folur për sfidat e grave gazetare në vend.

Nëna e saj, gjithashtu një aktiviste, ishte vrarë nga një person i panjohur pesë vjetë më parë, raporton Reuters.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme