Vritet lideri i Al-Qaedas, Abdelmalek Droukdel

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Al-Qaeda në Afrikën e Veriut është vrarë. Franca dha lajmin se gjatë një operacioni në Mali është vrarë Lideri i al Al-Qaeda, Abdelmalek Droukdel.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se Droukdel së bashku me anëtarët më të afërt të grupit të tij u vranë gjatë operacion që u zhvillua të mërkurën.

Gjithashtu ministrja bëri me dije se gjatë një operacioni në maj, forcat franceze kanë kapur një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik në Mali.

“Operacionet e guximshme ishin goditje të mëdha për grupet terroriste. Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët në Sahel, do të vazhdojnë t’i gjuajnë me pamëshirë terroristët”- tha Parly.

“Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Sahel, do të vazhdojnë t’i gjuajnë me pamëshirë”, tha ajo.

Cili është konteksti?

Si kryetar i Al-Qaeda  në Magrebin Islam (AQIM), Droukdel ishte përgjegjës për të gjithë bashkëpunëtorët në Afrikën e Veriut dhe gjithashtu komandoi bashkëpunëtorin e Al-Qaeda Sahel, Jamaat Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), shkruan BBC.

Komandanti i grupit të Shtetit Islamik të kapur, Mohamed Mrabat, ishte një xhihadist veteran dhe kishte një rol të lartë në Shtetin Islamik në grupin e Saharës së Madhe (ISGS), tha zonja Parly. Ai u kap më 19 maj, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme