Vritet me armë zjarri një 35 vjeçar

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një 35-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Viktima është identifikuar me inicialet A. B., teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, e ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme