Vritet me armë zjarri një person në Maqitevë të Suharekës

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Të dielën rreth orës 21:53, Policia ka pranuar një informacion për një rast vrasje me armë zjarri në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është proceduar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja të zbrazëta të armës dhe katër pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit”.

“Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimtë, Policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me dy fishekë dhe dy gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”.

“Viktima është Sh.K. (mashkull i lindur në vitin 1976.) I dyshimti S.A  mashkull i lindur në vitin 1980, i cili ishte nën ndikimi e alkoolit është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit”.

“Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërsa më rastin po merren hetimet rajonale të policisë për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme