Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku një burrë është lënë pa shenja jete. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në mëngjes. Mediet në Shqipëri raportojnë se viktima është Nazmi Bandula dhe se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Po ashtu raportohet se në vitin 2020, viktimës i kishte shpërthyer automjeti me tritol në momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësitet policore të cilët po merren me rastin.