Vritet në Mosul i ashtuquajturi “myftiu kryesor” i ISIS-it

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 16:57 | Nga

Në kuadër të operacioneve ushtarake në Irak, për të çliruar nga terroristët e ISIS-it pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit, është vrarë i ashtuquajturi “myftiu kryesor” i organizatës terroriste.

Policia Federale e Irakut, ka njoftuar se “në sulmin e forcave të sigurisë në afërsi të spitalit në perëndim të Mosulit, është vrarë Abdullah Yunus al-Bedrana, me emrin e koduar Abu Eyub”.

Në kumtesën e policisë thuhet më tej se janë varrë edhe dy terroristë të tjerë, përgjegjës për stacionimin e ushtarëve të ISIS-it.

Më 19 shkurt të këtij viti, forcat irakiane të sigurisë nisën fushatën ushtarake për të çliruar pjesën perëndimore të Mosulit, e cila mbahet në kontroll nga ISIS-i.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme