Vritet një 30 vjeçar në Podujevë, Policia arreston të dyshuarin

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 20:15 | Nga Ekonomia Online


M.K, 30-vjeçar është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërkaq Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari është F.B, 34-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme