Një gazetar i krimeve është qëlluar dhe vrarë në resortin “Playa del Carmen” në bregun e Karaibeve në Meksikë.
Këtë e bënë të ditur sipas Reuters autoritetet zyrtare të këtij shteti.
Gazetari Francisco Romero punonte në gazetën “Quintana Roo, Hoy” dhe ishte drejtor i medias online “Ocurrio Aqui”.
Prokurorët e shtetit thanë se motivet për vrasjen e gazetarit janë të paqarta, por thanë se hetimet pë rastin janë duke vazhduar.