Vrasje te shkolla “Frang Bardhi” në Mitrovicë, dorasi është nxënës

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 11:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një 22-vjeçar është vrarë sot, me armë zjarri, jashtë oborrit të gjimnazit “Frang Bardhi”. Burimet e Ekonomia Online bëjnë të ditur se dorasi është nxënës i kësaj shkolle, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

“V.B., nxënës i klasës së 12-të, ka qëlluar me katër plumba në V.S.”, tha një burim i mirinformuar.

Dorasi është 17-vjeçar, dhe ka pasur edhe më herët precendentë penalë, kurse viktima rreth 22-vjeçar. Ky i fundit ishte student i Informatikës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “UÇK”.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, vetëm ka konfirmuar se “një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë”.

“Detajet tjera ende nuk mund të konfirmohen”, ka thënë Zahiti.

Fotot: Ekonomia Online

vrajse-2  vrajse3  vrsje4

Të ngjashme